Kush është kandidati i PD-së në Korçë që mund të rrëzojë listën e vendosur nga partia

Kush është kandidati i PD-së në Korçë…

Teksa në Korçë janë numëruar pothuajse gjysma e kutive të votimit me votat për kandidatët, renditja e tyre në listën e PD-së lë shumë vend për interpretim, duke rritur shpresat se ndonjë prej tyre mund të rrëzojë listën e vendosur nga partia.

Është fjala për kandidatin Andrea Mano  i cili deri tani ka 4590 vota kur janë numëruar vetëm 208 kuti nga 427 dhe herësi është rreth 10100 vota.

Ai mund të lërë pa mandat kandidatin e renditur i pesti në listën e PD-së Seladin Jakupllari i cili ka vetëm 142 vota. Më i votuari nga demokratët është Ervin Salianji, i ndjekur nga Mano dhe më pas Edmnond Spaho.

Nga Partia Socialiste Niko Peleshi ka marrë 10235 vota, e ndjekur Olta Xhaçka me 3754 vota. Poshtë vendit të 6 kur është edhe mandati i fundit i PS-së nuk ka asnjë kandidat që mund të garojë për herësin, të paktën deri tani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit