Kush është ministrja e re e jashme e Kosovës, s*ksi dhe e dënuar me burg

Kush është ministrja e re e jashme…

Meliza Haradinaj-Stublla është ministrja e re e Punëve të Jashtme në Kosovë, e cila u zgjodh ditën e djeshme në Kuvend. Ajo do të shërbejë në qeverinë e Avdullah Hotit, si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), e më parë ka pasur detyrën e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i përfundoi në Universitetin e Oxford-it, përmes bursës së qeverisë britanike, në specialitetin “Diplomaci”.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh anëtare  në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit