Kush është personi që u shtir si avokat dhe u arrestua pasi fitoi 26 çështje në Kenia

Kush është personi që u shtir si…

Sipas Law Society of Kenya (LSK), një person i quajtur Brian Mwenda Njagi është akuzuar se ka pretenduar të jetë avokat në Kenia dhe ka fituar rreth 26 raste gjyqësore, pa një licencë për të ushtruar profesionin. Ai ka finalizuar 26 raste ku thuhet të ketë patur sukses në të gjitha cështjet që ka mbrojtur.

LSK-ja sqaron se personi ka përdorur identitetin e një avokati të ligjshëm, Brian Mwenda Ntwiga, duke ndryshuar detaje në portalin e avokatëve përfshirë emailin dhe foto.

Lajmi është raportuar nga disa burime ndërkombëtare si BBC, The Straits Times dhe të tjera.

Law Society of Kenya (LSK) ka publikuar një deklaratë tashmë, ku sqaron se personi në fjalë nuk është avokat pranë gjykatës në Kenia.  

Ai u arrestua dhe u akuzua në gjykatë për disa vepra penale si falsifikim dokumentesh, keqpërdorim identiteti.

Gjykata e Lartë në Kenia refuzoi të hiqte një urdhër arresti për të mbi akuzat për të paraqitur jo korrekt, siç raportohet.

Lajmi bëri bujë në rrjetet sociale, si një ngjarje e pazakontë por duhet thënë edhe komike në sistemin gjyqësor ndërkombëtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit