Kush është Rejdi Sheqi? I biri i oligarkes me makinë 170 mijë euroshe, jetë përrallore me paratë e popullit

Kush është Rejdi Sheqi? I biri i…

E dini se cila është e përbashkëta e Rich Kids-ave shqiptarë? Të gjithë ata harxhojnë lekët e popullit shqiptar që prindërit e tyre i kanë marrë me ndihmën e shtetit nëpërmjet kompanive të tyre private falë tenderimeve publike. Ashtu siç historia ka treguar ndër vite, Buxheti i Shtetit është i destinuar të mbushë portofolat Fendi, Gucci e Armani të fëmijëve të oligarkëve shqiptarë.

Janë ata, fëmijët e politikanëve, oligarkëve dhe jo vetëm, që bëjnë jetën më luksoze që mund të keni parë ndonjëherë, jetë që fëmija i një shqiptari të thjeshtë mbase as nuk mund ta ëndërronte dot sa luksoze është realisht, e jo më ta prekë… Bëhet fjalë për argëtime “të vogla” si për shembull jahte gjigante, motorë uji, makina luksoze me vlerë marramendëse, pushime ëndërrimtare, veshje të markave të shtrenjta, bizhuteri me vlerë të frikshme e gjithçka tjetër që plotëson këtë panoramë të asaj çfarë mund të quhet “Ne s’dimë ku t’i çojmë lekët tuaja”.

Një nga këta personazhe, përshkrimin e të cilit e bëmë më lart, është padyshim Rejdi Sheqi. Djali i madh i oligarkes së Shëndetësisë, gruas së dytë më të pasur në Shqipëri, Merita Sheqit. Rejdi është një nga ata të rinj të cilët e shpenzon kohën e tij duke u marrë me biznesin e familjes Rejsi Farmën, kompania e cila ka përfituar miliarda lekë të shqiptarëve të varfër ndër vite nga Sektori i Shëndetësisë nëpërmjet tenderave publikë.

Paratë që qeveria i ka dhënë Sheqëve në shkelje, gojët e liga thonë se Rejdi nuk di si t’i shpenzojë, nisur nga dekorimi i zyrës me tapeta 1000-Eurosh, blerjet luksoze që bën, duke përfunduar tek orat Hublot, e deri tek makina e tipit McLaren blu me vlerë rreth 170.000€, por jo vetëm. Pronarë të një Maybach AMG, që zakonisht e përdor “shefja”, ashtu siç Rejdi quan të ëmën në dedikimet publike që i kushton.

Ajo çfarë vihet re, është se Rejdi Sheqi, shoqërohet nga disa djem të tjerë të pasur, fëmijë të oligarkëve të tjerë, që me siguri i bashkon shpenzimi i kohës duke menduar si të prishin për qejfe taksat tona. Duket se Rejdi ka patur në rrethin e tij shoqëror edhe “çuna problematikë”, përmendim këtu Jurgen Kurtin, të cilit iu bë atentat në mes të Tiranës sapo doli nga dera e shtëpisë.

Nisur nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, jeta e Sheqëve është një parajsë falë parave tona, duke folur thjesht që ambientet e brendshme të kompanive që zotërojnë dhe njërën prej shtëpive të tyre në Rolling Hills Residencies.

Një tjetër pikëpyetje e madhe që bie për organet e drejtësisë, është motivi se pse SPAK nuk vë si subjekt hetimi pasurinë e oligarkëve të Shëndetësisë, nisur nga Sheqët, duke marrë parasysh se shkeljet e hapura në procedurat e tenderimeve publike dhe shpërdorimi i taksave të qytetarëve shqiptarë nga shteti për përfitim të disa individëve?!

Saga e Sheqëve do të vazhdojë të bëhet publike nga mediat për qytetarët shqiptarë, deri në momentin që SPAK të hetojë burimet e pasurisë së tyre, të cilat sipas pasqyrave financiare të bizneseve që zotërojnë rezultojnë në vlera tejet të ulëta krahasuar me ato çfarë duhej të ishin bërë transparente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit