Kush është shqiptari që u qëllua për vdekje nga pronari i vilës? I gjakosur, eci 10 metra përgjatë kopshtit

Kush është shqiptari që u qëllua për…

Një e shtënë në pjesën e gjoksit i mori jetën 38-vjeçarit shqiptar, Arbër Xheleshi gjatë një tentative grabitje në Itali.

Hajduti, i gjakosur, eci 10 metra përgjatë shtegut të kopshtit të vilës, më pas ra në tokë pa shenja jete ndërsa në dorë mbante armën. Pronari është afruar për t’i larguar armën, e cila më vonë rezultoi se nuk kishte plumba, por nuk e dinte këtë gjë.

Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë shqiptarin vetëm ditën e sotme ndërsa ngjarja ndodhi ditën e hënë, ndërkohë që pritet raporti i plotë i autopsisë.

Arbër Xheleshi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje. Ditën e djeshme, u raportua se viktima ishte 36-vjeçari rumun Mirel Joaca Bine. Kjo u bazua në lejen e drejtimit që mbante me vete por rezultoi se dokumenti ishte i falsifikuar dhe Mireli i vërtetë, me origjinë nga një qytet i vogël i Rumanisë, jeton prej vitesh në Suedi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit