Kush është spanjolli që humbi jetën në Divjakë/ Shoku: U dëmtua kur po bënte dush

Kush është spanjolli që humbi jetën në…

Një spanjoll ka gjetur vdekjen një natë më parë, në një hotel në Divjakë.  I njohur si Franciso Cervilla punonte ne atë hotel. Sakaq, dyshimet e para janë se ai  ka qëlluar veten me thikë. Ndërkohë, policia shoqëroi një person në komisariat. Sipas dëshmisë së shokut të tij, me të cilin ndante dhomën 47-vjeçari, ai ka dëmtuar veten gjatë kohës që bënte dush.

Gjithsesi, policia ngre dyshime dhe nga ana e grupit hetimor po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vërtet të vdekjes. Kujtojmë se, ngjarja ndodhi në hotelin në fshatin Karavasta ku ata po qëndronin, pasi prej një muaji punonin në një firme ku montohen pajisje me sera

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit