Kush është Tomi Frashëri, lodra e Ramës që po vjedh lekët e shqiptarëve

Kush është Tomi Frashëri, lodra e Ramës…

“Gazeta Atdheu” raportoi këtë të Martë për një tender problematik e me shifra të fryra që AKEP, i drejtuar nga Tomi Frashëri, ka lidhur me “ANSIG SH.A.”

Po, kush është Tomi Frashëri dhe si u katapultua deri në këtë detyrë të rëndësishme?

Ai ka mbajtur më herët postin e këshilltarit të protokollit të kryeministrit Edi Rama. Në atë detyrë u njoh me bashkëshorten Dhurata Shamia, e cila mbante postin e drejtoreshës së protokollit të Kryeministrisë. Dasma mes dy socialistëve u zhvillua në një ceremoni private në Kishën e Françeskanëve në Shkodër në vitin 2016.

Me gjasë, pasi provoi se ishte i bindur, Edi Rama vendosi më pas ta gradonte në një post të rëndësishëm – në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në këtë detyrë e përdori si levën e tij për të goditur media që denonconin skandalet e qeverisë e pushtetit. Si shpërblim, duke se i ka lënë disi dorë të lirë për të vjedhur taksat e shqiptarëve përmes tenderave.

Në Dhjetor të vitit 2019, socialistët, me urdhër të Ramës bënë bashkë votat për të votuar zgjedhjen e Frashërit në krye të AKEP-it.

Në media u raportua asokohe edhe se si se Rama përgatiti me shpejtësi terrenin që këshilltari i tij të cilin më vonë do e përdorte si mercenar, do të merrte drejtimin e AKEP.

Zgjedhja e Frashërit në krye të AKEP nuk mund të bëhej nëse ai nuk do të ishte anëtar i bordit të këtij institucioni. Por Tomas Frashëri u votua si anëtar i bordit dhe më pas u emërua si kryetar i AKEP… brenda një dite!

A ishte i përshtatshëm Tomi për këtë post? Në media është raportuar se puna që ka kryer përpara se të afrohej nga Rama ka qenë ajo e organizatorit të eventeve.

Mungesën e kualifikimit për zgjedhjen në krye të AKEP-it të Tomit, e denoncoi dhe gazetarja Arianita Brahaj, ditën që emri i tij u votua nga parlamenti.

Gazetarja publikoi CV-në e kreut të ri të AKEP, teksa vinte në dukje se “nuk kishte asnjë atribut në komunikime elektronike dhe asnjë njohuri inxhinjerike”.

“Parlamenti miraton shefin e protokollit te ER si kryetar te Autoritetit Te Komunikimeve Elektronike e Postare. Asnje atribut ne komunikime elektronike, asnje njohuri inxhinjerike. Nivel jo master (niveli 2) ne studime universitare, nje CV e shkurter e panjohur si vijon . Perfundon me Turp seanca e sotme e Kuvendit te Partise Shtet votohet shkarkimi i Malajt , dhe paketa qe instrumentalizon lirine e fjales”, shkruate gazetarja në një postim në rrjetet sociale. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit