Kush fshihet pas shpërthimit të urës në Krime?

Kush fshihet pas shpërthimit të urës në…

Shërbimi sekret rus FSB ka njoftuar se janë arrestuar 8 persona të dyshuar për shpërthimin e urës Kerç në Krime.

Shpërthimi në urën Kerç ishte shkaku i një breshërie të sulmeve me raketa ruse në ukrainë.

Në njoftim thuhet se organizatori i këtij sulmi ishte kreu i Shërbimit Qendror të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov.

Kemi përcaktuar se organizatori i sulmit terrorist në urën e Krimesë ishte kreu i Shërbimit Qendror të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Më tej, thuhej se ukrainasit Tsyurkalo Mikhail Vladimirovich, Kovac Denis Olegovich, Solomko Roman Ivanovich, Gjeorgjiani Inosaridze Sandro, një ndërmjetës i quajtur “Levan” dhe një armen ishin të përfshirë në organizimin e lëvizjes së kamionit nga Bullgaria në portin e Potit në Gjeorgji dhe nga atje në Armeni.

FSB pretendon se eksplozivët që shërbyen për shkatërrimin e urës Odessa përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit