Kush fshihet pas V.A.L.E Recycling? Kompanisë së dyshimtë të Elvis Mirit që përlan MILIONA për pastrim

Kush fshihet pas V.A.L.E Recycling? Kompanisë së…

VALE Recycling në zotërim të Elvis Mirit është një prej kompanive të dyshimta të “kukullave në letra” që fshihen pas personazheve të fuqishëm shqiptarë që preferojnë të qëndrojnë në background, që kanë mbuluar pastrimin e disa bashkive apo edhe eliminimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore. Kjo për shkakun sepse shumë procedura prokurimi publike kësaj i kompanie i jepen në shkelje të gjithë rregullave të tenderave publikë. Paratë e shqiptarëve hyjnë në xhep të këtij pronari pa i bërë syri tërr!

Procedura e radhës i është dhënë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni” Tiranë me drejtor Genci Hyskan, dhe ka si objekt: Eliminimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore, me vlerë të fituar 140 MLN Lekë dhënë kësaj kompanie duke skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues në garë. Tenderi i shënuar me FLAMUR TE KUQ, ka marrë ankesa për mënyrën e zhvillimit, apo ato janë hedhur poshtë nga KPP duke lënë fitues në fuqi Elvis Mirin me kompaninë e tij.

GENCI HYSKA

Përpos se ka një vlerë prej 707 MLN lekësh për 38 tendera të dhënë në Shëndetësi për evadim mbetjesh spitalore, kjo kompani është kontraktuar edhe nga disa bashki për pastrimin e qytetit të Lezhës, apo Kurbinit. Vlera e këtyre tenderave arrin një shifër të frikshme prej 859 MLN Lekësh pa TVSH për 4 procedura publike.

Për mënyrën e përvetësimit të parave publike dhe kush fshihet në të vërtetë pas kësaj kompanie do ta bëjmë publike në vijim me fakte dhe detaje të reja. JOQ ALBANIA

ELVIS MIRI

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit