Kush i bëri Taynës surprizën e madhe?

Kush i bëri Taynës surprizën e madhe?

Ndonëse ka vetëm pak vite që është lançuar në tregun muzikor, Tayna është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Këngët e saj kthehen menjëherë në hit dhe padyshim dëgjohen kudo. Ndërkohë fansat e Taynës rriten çdo ditë e më shumë.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se një grup vajzash, që janë fanse të saj, e kanë vizituar në shtëpi dhe i kanë bërë shumë dhurata. Reperja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se ka marrë dhurata të shumta, duke nisur nga varset, çokollatat e deri tek dedikimet e veçanta me foto të saj. Tayna është emocionuar shumë nga surpriza dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Çikat e mia ma të mirat në botë kanë ardh me më vizitu sot. Fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Tayna shoqëruar me emojin e syve të mbushur me lot dhe një zemër.

Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror dhe nuk ka nguruar të ndajë të foto në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit