Kush i futi në xhep 10 MLN Lekët e Bashkisë së Kukësit?! Safet Gjici hap tender autobusësh për FK Kukësin

Kush i futi në xhep 10 MLN…

Si t’i shpërdorojmë paratë e Buxhetit të Shtetit kur jemi në krye të një bashkie? Përgjigja është e thjeshtë: Bëjmë një tender të pakuptimtë dhe i fryjmë vlerën duke futur ca para në xhep. Një prej kryetarëve të bashkive të Rilindjes, përfundoi në burg me afera të tilla të dyshimta, e një prej atyre që bëjnë çudira të tilla prokurimesh publike, është padyshim kryebashkiaku i kukësit Safet Gjici.

Tenderi që do të analizojmë sot ka si objekt: “Shërbim i transportit të ekipeve zinxhir të futbollit” me vlerë Fondi Limit 16 Milionë e 500 Mijë Lekë të vjetra pa TVSH. Fitues i këtij tenderi të cilësuar me REDFLAG për Mungesë Konkurrence është shpallur kompania FAT-5 shpk i Fatmir Halilit si operator i vetëm në garë me vlerë fituese vetëm 50 mijë lekë më pak se Fondi Limit, duke i kursyer Bashkisë së Kukësit nga Buxheti këtë shumë simbolike.

Nëse do të bënim një shumatore të thjeshtë të këtij tenderi, do të kuptojmë se bëhet fjalë për skuadrat U15, U17 dhe U19 të Kukësit, skuadrat e lojtarëve të rinj që kryesisht zhvillojnë ndeshje brenda qytetit, e duke mos marrë parasysh faktin që FK Kukësi është nënë zotërimin e vetë Safet Gjicit. Për transferimin e lojtarëve të rij, është zbardhur edhe tabela e tenderit për të gjitha ndeshjet që 22 lojtarët e secilit ekip do të luajnë dhe vendi destinacion është Tirana. Me një llogaritje të thjeshtë për 24 ndeshje që do të luajë secili ekip, të përllogaritur në tender, bileta Kukës-Tiranë me autobus varion në 400 Lekë të reja, teksa i gjithë tenderi do të kishte një vlerë prej maksimumi 6 Milionë Lekësh për të gjitha biletat vajtje-ardhje, ndërkohë që vlera e tij është fryrë në 16 Milionë Lekë pa TVSH.

Kujt do i futen në xhep 10 Milionë Lekë të shpërdoruara nga Buxheti i qeverisjes vendore të Kukësit nën drejtimin e Safet Gjicit, apo ndarje 50-50?! Përgjigjen po ia lëmë ta gjejë SPAK.

(Specifikimet Tenike faqja nr.38)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit