Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës/ Fqinji: Ishte hallexhi

Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte…

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, Vranë Pal Kolën 60-vjeçarin i cili punonte si roje në këtë televizion. Kola kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij.

Ky i fundit punon në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.

Kola banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore. Varfëria ekstreme e Pal Kolës, u dëshmua edhe mbrëmjen e djeshme, ku pasi vdiq e vetmja monedhë që i ra të ndjerit në tokë ishin vetëm 5 lekë.

Ata që e njohin thonë se viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.  Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.

Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm”,  thotë fqinji.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit