Kush janë 17 zyrtarët e kapur nga dekriminalizimi vitin që kaloi?

Kush janë 17 zyrtarët e kapur nga…

Dje, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar në Kuvend për aktivitetin e vitit 2019 dhe, u ndal në një moment edhe mbi çështjen e Dekriminalizimit.

“Për sa i përket Dekriminalizimit, në ushtrim të funksionit të rëndësishëm ligjor lidhur me verifikimin e integritettit të personave, gjatë vitit 2019-të në vendimarrjen e kërkesave për verifikim subjekteve, rezulton se për pozicionin zyrtar të lartë janë dhënë 131 vendime nga të cilat rezultojnë dy praktika me përfundimin përfshihet, një sipas nenit 3-ç dhe një sipas nenit 21-a dhe 3-ç”.

Kryeprokurori nuk bëri më shumë detaje publike, se për cilat raste bëhet fjalë, por llogjika e do, që janë dy kryetarët e Bashkive të 30 qershorit, Pjetri dhe Kajmaku. Në këto raste, duhet thënë se Prokuroria nuk është se ka bërë shumë, pasi denoncimin dhe dokumentat i ka ofruar Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Bardhi.

Më tej, Çela tha se për pozicionin nivel ekzekutiv, janë dhënë 38 vendime nga të cilat janë 6 praktika me vendimin përfshihet. Përfshihet, do të thotë që janë kapur 6 zyrtarë të lartë të nivelit ekzekutiv, që i bie të jenë Drejtorë të Përgjithshëm, me të shkuar kriminale që ligji i Dekriminalizimit i pengon të ushtrojnë funksione të tilla në këto nivele.

Prokurori nuk ka dhënë më shumë informacion se kush ata janë, dhe sigurisht deputetët që po e ndiqinin, kryesisht të mazhorancës, nuk kanë qënë të interesuar për ta thelluar si temë, pasi dhënia e pushtetit të personave me precedentë kriminalë, është një prej damkave që PS e ka sot në kurriz.

Për pozicion në nivel drejtues, që i bie të jetë drejtor drejtorie, Prokurori i Përgjithshëm raportoi se janë gjetur 6 raste.

Ndërsa, për pozicion nivel i mesëm, që do të thotë shef sektori, janë dhënë 17 vendime nga të cilat rezultojnë 3 praktika me përfundimin përfshihet.

Pra si bilanc, kanë rezultuar për vitin e shkuar, të vërtetuar dhe që kanë humbur detyrën, 17 zyrtarë të lartë me të shkuar kriminale. Nga ana tjetër, nuk u mësua dot nga raportimi në Kuvend, se cili është fati i tyre më tej, pasi rezulton që ata kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit, rrjedhimisht kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit