Kush janë të dënuarit për drogë dhe vrasje që OFL u kërkon deklarimin e pasurisë (EMRAT)

Kush janë të dënuarit për drogë dhe…

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka zbritur sot në Vlorë.

OFL u ka dërguar formularët për deklarimin e pasurive 3 shtetasve për prodhim, shitje, trafikim narkotikësh dhe vrasje.

 Bëhet fjalë për shtetasit; Real Osmani, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë; dhe vëllezërit Elidon dhe Aleksandër Bojko, i pari i dënuar oër veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe tjetri për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I PLOTË I OFL:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

A. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit