
Shqipëria rënditet si një nga vendet me normat më të larta të interesit për kreditë në rajon. Por si të mos mjaftonin interesat shumë të larta që ofrojnë bankat, duket se vedimi i fundit i Bankës së Shqipërisë do të shtojë detyrimet që kredimarrësit shqiptarë kanë ndaj bankave apo ndaj institucioneve financiare.
Gjatë mbledhjes së fundit, me arsyetim e vështirësimit të krizës ekonomike që ka prekur bankat e nivelit të dytë, Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka vendosur që të rrisë normën bazë të interesit për nga 3% në 3.25%, duke shtuar kështu detyrimet e kredimarrësve, pasi do i duhet të paguajë më shumë se ajo që ai duhet ti kthente bankave.
Ndërsa ajo që dihet me siguri, duke ju referuar dhe vendimmarrjeve të mëhershme, sepse norma e interesit është rritur 3.25% duke nisur që nga vitit 2022, pas muajit prill.
Pra, pas çdo vendimmarrje ka pasur nga Banka e drejtuar nga Gent Sejko, ka një rritje me 0.5% dhe i ka shtrenjtuar gjithnjë e më tepër kreditë.
Në vendimmarrjen e parë që mori banka vitin e kaluar, dikush që kishte një kredi, 35 mijë lekë, i duhej të paguante gjatë muajit të ardhshëm diku te 42 mijë lekë. Pra niveli i kredive rritet dhe e bën dhe më të vështirë pagesën për konsumatorët. Secili paguan kredinë që i takon, në bankën që ai e ka marrë, por e sigurt është që pësojnë rritje, duke rënduar në xhepat e konsumatorëve.
Edhe pse kredimarrësit shqiptarë shpesh herë janë përballur me norma të larta interesi apo me banka të nivelit të dytë që kanë përfituar në mënyrë abuzuese. Për një kredi të pashlyer, shpesh herë qytetarët detyrohen që të paguajnë norma interesi deri në 70%. Duke kaluar edhe tavanin e vendosur nga vetë BSH-ja, i cili është 30%.
Por Banka e Shqipërisë me rritjen e normës së interesit për kreditë, është një nga përfituesit kryesore, pasi ka përqindjen e vetë në këto kredi. Pra në kohë krize, Gent Sejko po pasuron bankat dhe po shton detyrimet për qytetarët që kanë një kredi.
Po ashtu dihet që në Bankën e Shqipërisë janë të punësuar fëmijët e deputetëve, ministrave apo farefisi i këtyre të fundit, të cilēt presin që të iu rritet paga, ndërsa shqiptarëve të iu shtohen detyrimet.