Kush po e shfrytëzon “Ujin e Zi”? Turistët ngrenë alarmin për tubat dhe kabllot në burim

Kush po e shfrytëzon “Ujin e Zi”?…

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në pikën turistike “Uji i Zi”, një prej bukurive natyrore të Këlcyrës.

Sipas raportimit, në këtë zonë janë vendosur tuba dhe kabllo të varura, përmes të cilave dyshohet se merret ujë në drejtim të një lokali për përdorim në lavazh.

Kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë pikë turistike, pasi sipas tyre dëmton rëndë pamjen dhe natyrën e këtij destinacioni.

Pyetjet që ngrihen janë të shumta: Kush e ka lejuar këtë ndërhyrje? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë dhe a janë marrë lejet përkatëse?

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë sa më parë situatën dhe, nëse konstatohen shkelje, të marrin masat e nevojshme.

Denoncimi i qytetarit:

Në pikën turistike Uji i Zi, një nga bukuritë e Këlcyrës, janë vendosur tuba dhe kabllo të varura për të marrë ujë drejt një lokali për lavazh. Kjo është e papranueshme dhe prish rëndë pamjen e këtij vendi të mrekullueshëm. Kush e ka lejuar këtë? A është i ligjshëm shfrytëzimi i ujit në këtë mënyrë? Institucionet përgjegjëse duhet të verifikojnë menjëherë situatën dhe të marrin masa. Uji i Zi duhet mbrojtur, jo shëmtuar! Shume turista jane shqetesuar per kete problem

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit