Kush po i vret katërputroshët?/ Denoncim: Më gjetën qenin, më pas thanë ka ngordhur

Kush po i vret katërputroshët?/ Denoncim: Më…

Makabritetet me kafshët nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Një ngjarje mizore është shënuar së fundmi në Tiranë. Faqja “ndihmaekafsheveshqiperi” ka denoncuar një rast i cili po bën xhiron e rrjetit. Në denoncimin e bërë publik shihet biseda mes dikujt që i ka humbur qeni dhe dikujt që thotë se e ka gjetur atë.


Mirëpo, personi që ka rënë në gjurmët e qenit, në fillim ka kërkuar një shpërblim, ndërsa më pas ka njoftuar që mund marri qenin të ngordhur. Në rrethana ende të paqarta, nuk pronarit/se së qenit nuk i jepen detaje sesi ka ndodhur që katërputroshi ka ngordhur.


Sikur të mos mjaftonte kjo, personi që supozohet se ka qenin, e telefonon vazhdimisht humbësin, duke e ngacmuar dhe presionuar që ta marrë qenin por të ngordhur sikurse është edhe në foto.


Pershendetje ! Doja te denoncoja nje rast ! Une kam postuar para ca kohesh per humbjen e qenit tim dhe kam lene numrin dhe se do jap shperblim ! Dikush me shkruan ne tel me thote e kam gjetur qenin dhe e kam une ! Dhe me thote qe ti jap shperblimin ! Pastaj me thote nuk eshte qeni ketu do te dergoj foto me vone ! Dhe pastaj me thote qeni eshte i ngordhur do vish ta marresh ! Me merr tel vazhdimisht e me thote a do ta marresh qenin e ngordhur e me con foto te nje qeni te ngordhur ! Dhe me pyet sa kushton ky? Nga zeri dukej cun i ri , dhe emrin e kish Devi , duket qe ka probleme serioze ! Dhe shpresoj mos te jete ndonje nga ata qe torturojn e vrasin qente ! Ja biseda me kete !” – shkruan denoncuesi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit