Një qytetare ka denoncuar kostot e larta që i janë kërkuar për një porosi online me vlerë rreth 200 dollarë. Sipas dokumentacionit të saj, vetëm detyrimi doganor arrin në 6,769 lekë, ndërsa më pas shtohen 3,300 lekë për agjencinë doganore, 600 lekë për “rresht” dhe 1,200 lekë për “BIS”, duke e çuar faturën totale në 11,869 lekë. Pra, qytetari porosit një produkt me një çmim të caktuar, por kur ai mbërrin në Shqipëri përballet me një tjetër faturë, me zëra që jo vetëm janë të lartë, por shpesh janë të pakuptueshëm për konsumatorin.
Në këtë rast, kritika nuk mund të drejtohet verbërisht ndaj DHL-së, pasi një pjesë e kostove lidhen me detyrimet që vendosen nga sistemi doganor shqiptar, ndërsa një pjesë tjetër janë tarifa për procedurën e zhdoganimit. Pikërisht këtu lind problemi, pse një blerje relativisht modeste duhet të rëndohet me kaq shumë pagesa shtesë? Çfarë përfshin konkretisht shuma prej 6,769 lekësh? Sa prej saj është TVSH, sa është tarifë doganore dhe mbi çfarë baze llogaritet? Po tarifa prej 600 lekësh “për rresht” dhe ajo prej 1,200 lekësh “BIS”, çfarë shërbimi konkret përfaqësojnë? Qytetari nuk duhet të ketë nevojë të bëhet ekspert doganash vetëm për të kuptuar se ku po i shkojnë paratë.
Denoncimi:
Përshëndetje! Kompania DHL na e vështirëson dhe na shton çdo ditë tarifa të reja për pagesa ekstra. Pasi vjen dërgesa, të mbajnë pending disa ditë vetëm që të paguajmë magazinazh për DHL-në. Ka raste që magazinazhi të shkon 5,000-100,000 lekë të reja 11,000 lekë të reja për një dërgesë që ka vetëm 5 ditë që ka mbërritur. 3,300 lekë të reja për agjencinë doganore për të bërë zhdoganimin. 600 lekë të reja për rresht. Dhe 1,200 lekë të reja për BIS. Këto nuk e di çfarë janë. I kërkova që dërgesa të kthehej mbrapsht. Patjetër, ato janë ilaçe. Nuk i dhanë prioritetin e duhur. Mua mund të më vdesë prindi për ato ilaçe. Jo, nuk është dashur të paguaj asnjë tarifë. Ju falënderoj!
Lidhur me këtë rast, mbetet për t’u parë se si do të shpjegohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me drejtues Besmir Bejën dhe DHL me drejtues Qirjako Koçollari tarifat e aplikuara dhe nëse konsumatorët informohen qartë për kostot shtesë që shoqërojnë një porosi online.
