Kush prisni të arrestohet? Berisha: Basha i rrethuar nga vrasës

Kush prisni të arrestohet? Berisha: Basha i…

Pas rreth 3 orësh dëshmi lidhur me për protestën e 8 janarit në selinë blu, Sali Berisha i pyetur se kë pret që të arrestojë drejtësia, nuk ka dhënë emra konkretë.

E bën me shaka ti këtë pyetje, këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe të duan të bëjnë detyrën e ke parasysh ti si janë këta… A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Por ky super frikacak dëshiron dhe vrasësit përreth si mjafton vetëm garda (flet për Bashën)”.

Berisha tha se është thirrur në Prokurori me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, teksa e konsideroi 8 Janarin si aktin më të paimagjinueshëm si dhe lidhjen flagrante të politikës me krimin.

“Mos harroni se kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin, kot merreni ju me tha ky në telefon tha ai, ky ishte me ta. Fondamentalist, janë persona që i kanë përkitur organizatave terroriste, persona që janë në hetim, në Siri dhe janë kthyer këta i  quaj unë fondamentalist. Nuk kanë lidhje ata,  me… dua ta saktësoj se ka pasur një keqinterpretim, interpretimi është vetëm ky. Çfarë duan ata në selinë e PD? ata janë mercenarë. Bashës si jepte siguri mbrojtja nga garda. Qëndrimi i gardës, pranimi nga garda për një rrethim  të dytë ky është krim shtetëror”.

Ish-kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për të dëshmuar në Prokurori sa herë të jetë nevoja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit