Kush tha që paratë nuk bien nga qielli?! Një "shi" dollarësh pushton autostradën

Kush tha që paratë nuk bien nga…

Një “shi” dollarësh ka pushtuar një autostradë në Kaliforni. Mësohet se mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtypi. “Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” këmbënguli ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit