"Kush vjedh zgjedhjet, ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet!"

“Kush vjedh zgjedhjet, ka bërë krimin më…

Nga Artan Fuga

Kush shkel ligjin duhet të përballet me ndëshkimin! Cfardo ligji të ketë shkelur.

Edhe ligjin për zgjedhjet sikurse po shohim sot!

Kush vjedh zgjedhjet, kush shkel ligjet për zgjedhjet, cilatdo qofshin ato ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet!

Edhe ata që i mbrojnë, bashkëpunojnë, apo kanë për detyrë të veprojnë dhe bëjnë sehir!

Zgjedhjet për pushtetin lokal, qendror, për akademinë e shkencave, universitetet, për shoqatat jofitimprurëse, për këdo.

Ne qytetarët e thjeshtë duam të rivendoset ligji!

Po të merrja shprehjen e Walter Lippman, para këtyre që shkatërrojnë shtetin ligjor, vjedhësi i një banke është vërtet një personazh pa pikë rëndësie.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit