Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Shullazit për lirim nga qelia

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Shullazit për lirim…

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit për rrëzimin e vendimit të KLGJ-së në lidhje me gjyqtarët në proces dhe lirimin nga burgu. Vendimi në Kolegj është marrë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Shullazi kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në apel, pasi sipas tij nuk janë pjesë e SPAK, por të komanduar.

Emiljano Shullazi pretendon se vendimi i KLGj-së është marrë në shkelje të Kushtetutës dhe nëpërmjet ankimit kushtetues individual i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) për shfuqizimin e tij, me argumentet si vijojnë:

Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasi gjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme”, shkruhet në pretendimet e Shullazit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit