Kushtetuesja shuplakë Veliajt, nuk i kalon për shqyrtim ankimimin për gjykimin në themel

Kushtetuesja shuplakë Veliajt, nuk i kalon për…

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e kalojë për shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, lidhur me vendimin e gjyqtares Etleva Deda për kalimin në gjykim në themel të çështjes penale ndaj tij.

Vendimi për kalimin e dosjes në gjykim në themel ndaj Veliajt dhe 29 personave të tjerë është marrë më 9 shkurt të këtij viti nga gjyqtarja e posaçme. Ky vendim ishte ankimuar nga kryebashkiaku, i cili ka kërkuar gjithashtu pavlefshmërinë e seancave të zhvilluara pas kësaj date.

Veliaj përballet me një sërë akuzash që përfshijnë disa vepra të rënda penale, ndër to korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Sipas dosjes gjyqësore, procesi përfshin mijëra faqe me prova dhe fakte të administruara nga prokuroria. Çështja ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon të shqyrtohet në gjykatë, ndërsa ai ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit