Kutia e karikimit Apple AirPods mund të bëhet me ekran

Kutia e karikimit Apple AirPods mund të…

Një patentë e fundit dhënë kompanisë Apple nga Zyra e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së mund ta shtyjë atë të bëjë disa ndryshime në kutinë e karikimit të AirPods. 

Sipas patentës, së shpejti kutia mund të bëhet me një ekran me prekje, të ngjashme me atë të një Apple Watch. 

Sipas përshkrimit të patentës dhe imazheve, ekrani do të ofronte kontrolle të medias, si dhe akses në aplikacionet bazë si Hartat, Moti dhe njoftimet. 

Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të përdorin Handoff për të transferuar një këngë nga AirPods në një HomePod.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit