Kuvendi i Berishës| Themeluesi i PD: Në 8 vite nuk kemi pasur kryetar, Basha po fle akoma

Kuvendi i Berishës| Themeluesi i PD: Në…

Në stadiumin Air Albania, ka nisur mbledhja e delegatëve në Kuvendin e Sali Berishës, teksa pjesëmarrja masive shihet në çdo cep. Mbështetës dhe delegatë të entuziazmuar janë mbledhur në këtë ditë të rëndësishme për PD, ndërsa i pranishëm është edhe Ndue Lugja, student i dhjetorit 1990, dhe themelues i PD. Ky i fundit ka ardhur nga Italia pikërisht për të qenë pjesë në Kuvendin e sotëm, ndërsa deklaron se në këto 8 vite, PD nuk ka pasur kryetar, ndërsa thekson se Basha është ende në gjumë.

Ndue Lugja:

Kjo është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, sot ne po rikrijojmë partinë demokratike, në këto 8 vite nuk patëm një njeri që të na drejtojnë, ai që ishte për 8 vite është akoma në gjumë. Ai duhet të ishte sot këtu me ne, nëse vërtetë do ti interesonte PD, por me siguri që do të jetë ende duke fjetur. Kjo e sotmja është ringjallja e shpresës, gjithçka do të ndryshojë në Shqipëri. Kam ardhur nga Italia për këtë takim sot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit