Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës

Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës

Kuvendi ka votuar pro heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të tij nga SPAK. Në seancën plenare që po mbahet mes zhurmës dhe kaosit, kryeparlamentaria nisi punimet ku çështja e parë në rendin e ditës ishte fati i imunitetit të ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit nuk ka pranuar që të flasë kur i është kërkuar, teksa kuvendi miratoi kërkesën e SPAK.

Deputetët e opozitës dhe mbështetësit nga radhët e qytetarëve e cilësojnë këtë vendim si antikushtetues, dhe për këtë janë mbledhur duke protestuar para kuvendit. Më herët në një protestë që mbajti dy ditë më parë, Berisha njoftoi se mosbindja civile do të vazhdojë si brenda kuvendit dhe në rrugë. Ai ftoi qytetarët që të protestojnë edhe përpara prokurorisë së posaçme, e cila duket se nuk po heton kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Më herët në tentativë për të mbrojtur imunitetin e Berishës, 30 deputetë të opozitës dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të cilësuar vendimin si të paligjshëm, por pretendimet iu hodhën poshtë duke e kaluar për votim në kuvend.

Tashmë SPAK mund të kërkojë një masë më shtrënguese ndaj Berishës se sa ajo e detyrimit për tu paraqitur, gjë të cilën ky i fundit nuk e respektoi. Berisha akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit partizani me akuzën e korrupsionit pasiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit