Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon 2 ministra shqiptarë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon 2…

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar të premten dy ministra shqiptarë të qeverisë teknike. Ministrat janë nga radhët e Aleancës për shqiptarët. Ata kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ka rezultuar me tensione e polemika të shumta mes partive në pushtet dhe opozitë.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se shkak është bërë bashkimi i tyre me Arben Taravarin. “Nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”, u shpreh Talat Xhaferi.

Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Shkarkimi i ministrave vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, më 28 janar. Në vend të tyre, të hënën, më 12 shkurt, pritet të emërohen Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit