Kuvendi i Shqipërisë nis seancat plenare, ja sfídat e kësaj vjeshte

Kuvendi i Shqipërisë nis seancat plenare, ja…

Sot me datë 7 shtator nis sesioni i ri i regjistraturës së re në një seancë plenare që pritet të jetë më tepër procedurale. 

Kështu, deputet e parlamentit tonë rikthéhen nga pushimet për të nisur një sezon që për disa do jetë i fundit pasi vitin tjetër do zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare. 

Fati i disave prej tyre do të përcaktohet më 25 prill, gjë të cilën e bëri të ditur dje Presidenti Meta. 

Por mesa duket rizgjedhja e tyre do të varet nga disa elementë: për socialistët, sfída e parë është të gëzojnë besimin e Edi Ramës për tu rikandiduar.

Për opozitarët parlamentare pikëpyetjet janë të shumta, pasi duhet të gjejnë rrugët e tyre të reja të përpjékjes që të përsërisin ëndrrën e të ulurit sërish në foltoren e kuvendit, që për to u bë realitet vitin e shkuar kur opozita dògji mandatet. Skeda:Kuvendi Shqiperise.jpg - Wikipedia

E pasi të sigurojnë një vend në listat e kandidatëve, deputetëve do të duhet të lùftojnë me àrmë të reja, në një terren të panjohur, ku listat do të jenë të hapura, dhe gara do të jetë më e fortë brenda partisë, pasi votuesi mund të zgjedhë edhe kandidatin e preferuar.

Rregullat se si do të zgjedhë qytetari edhe të preferuarin e tij brenda partisë duhet të shkruhen nga ky parlament. Koha nuk është e gjatë dhe Kodi Zgjedhor duhet të korrígjohet pas ndryshimeve kushtetuese që nuk u dakordësuan me PD dhe LSI. Sfidë ngélet nëse PS do të gjejë gjuhën me opozitën në këtë raund të dytë.

Shenjat e para pritet të shihen javën e ardhshme, kur PD duhet të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re siç është dakordësuar mes palëve në Këshillin politik. Gjithashtu parlamenti ka edhe çështje të tjera me rëndësi për të zgjidhur, si amnístia fískale që u la përgjysmë.Kuvendi i Shqipërisë zgjedh kryeprokurorin e ri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit