Kuvendi kombëtar i PD-së/ Ish-kryeministri për ambasadoren Yuri Kim dhe zyrtarët amerikanë: Janë pjesë e Soros

Kuvendi kombëtar i PD-së/ Ish-kryeministri për ambasadoren…

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe zyrtarëve amerikanë.

Ish-kreu i qeverisë u shpreh se ambasadorja Kim po sillet “siç sillej dikur ambasadori i Bashkimit Sovjetik” në Tiranë.

Berisha akuzoi po ashtu Uashingtonin për dy standarde, mirëpo nuk nguroi të deklaronte se vendimet nuk vijnë nga “vendi i lirisë” por nga “mafia e George Soros”.

Përmendim që, ditën e sotme ish-kryeministri thirri kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe për të rimarrë partinë. Mbledhja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit