Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH

Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH

Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shehu është propozimi i katërt i Presidentit Ilir Meta, pasi tre të mëparshmet u refuzuan nga Kuvendi.

Më parë parlamenti ka refuzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqarit dhe Petraq Milos. 

Shehu do të zëvendësojë Bujar Leskajn, i cili është në krye të KLSH që nga viti 2011.

Arben Shehu, 40 vjeç, vjen nga bota akademike. Ai është diplomuar për jurisprudencë dhe në fushën e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”. Aktualisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë së universitetit të Tiranë, të Departamenti i të Drejtës Penale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit