Kuzhinieri bie në enën e madhe me supë pule, ndërron jetë pas 5 ditësh

Kuzhinieri bie në enën e madhe me…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indi, ku një kuzhinier 25-vjeç ra në enën gjigande me supë pule, duke pësuar djegie të rëndë në 70 për qind të trupit.

Ai vdes 5 ditë më vonë.

Ai po përgatiste supë pule për një dasmë, ku rrëshqiti dhe ra në enën e madhe.

Një faqe e lajmeve në Arabinë Saudite raportoi se Ismail punonte si kuzhinier që tetë vite në rajonin që ndodhet në zonën e Kurdistanit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital në qytetin Dohuk. Pas luftimit me djegiet për disa ditë, ai vdiq më 21 qershor. Vdekja e tij është pasuar me reagime të shumta pikëlluese në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit