Ky aplikacion në celularin e partnerit tuaj është një "shenjë" që ai ju tradhton

Ky aplikacion në celularin e partnerit tuaj…

Një ndikues i TikTok ka paralajmëruar ndjekësit e tij për një aplikacion të panjohur celular për të cilin çiftet duhet të shqetësohen.

Siç shpjegon ai, duke pasur dhe përdorur këtë aplikacion të maskuar, do të thotë se po ia punon atij/saj dhe me siguri po e tradhton partnerin/en.

Aplikacioni në fjalë është një… kalkulator.

TikToker tha në videon e tij: “Nëse po dilni me një djalë dhe shkoni në telefonin e tij dhe shkruani fjalën kalkulator dhe ai ka dy aplikacione llogaritëse, atëherë ai po ju tradhton.”

Ai shpjegon se emri është Calculator# Hide Photos Video dhe aplikacioni përdoret për të fshehur përmbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave, foto, video, etjm, që duam të mbeten të fshehura.

Ikona është identike me aplikacionin e kalkulatorit, por në këtë rast “fsheh foto, video, dokumente, fjalëkalime, shënime, kontakte, etj.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit