Ky është 24-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në vendin e punës në Itali

Ky është 24-vjeçari nga Kosova që humbi…

Një 24 vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën sot në Milano të Italisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.

Viktima është Endrit Ademi.

Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit