Ky është 45-vjeçari që vrau nënën me sqepar e plagosi babanë

Ky është 45-vjeçari që vrau nënën me…

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Florjan Dalladaku, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Sipas reagimit zyrtar të Policisë, rreth orës 21:20, brenda banesës së familjes, 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me një send metalik prerës, konkretisht një sqepar, nënën e tij, F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Gjatë sulmit është plagosur rëndë edhe babai i tij, H. D., 77 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas Policisë, 45-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas ngjarjes, Florjan Dalladaku është larguar nga banesa dhe vijon të jetë në kërkim. Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit