Ky është Antonio, 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ksamil

Ky është Antonio, 20-vjeçari që humbi jetën…

20-vjeçari që shihni në foton e mësipërme është Antonio Mateli, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në Ksamil.

Sipas të dhënave paraprake, i riu po drejtonte një furgon kur u përplas me një automjet tjetër në zonën e njohur si “Pema e Thatë”. Menjëherë pas aksidentit ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Antonio Mateli ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte një motër. Familja e tij njihej për jetën e thjeshtë dhe punën e palodhur ndër vite, duke u marrë me profesione të ndryshme për të siguruar jetesën, deri edhe me shitjen e farave në trotuar.

Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Antonion si një djalë punëtor, të përkushtuar dhe gjithmonë pranë familjes.

Ai kishte punuar më parë në sistemimin e rafteve në një Market në Ksamil. Pasi u pajis me leje drejtimi, vendosi të ndryshonte punë dhe nisi aktivitetin në një magazinë të shpërndarjes së pijeve, duke furnizuar lokalet e zonës së Ksamilit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit