Ky është Eni Dollani, i riu që u vra dhe u gropos në plazhin e Greqisë

Ky është Eni Dollani, i riu që…

Personi që shihni në foto është shqiptari Eni Dollani nga Gramshi, i cili u ekzekutua në mënyrë makabre në Greqi.

Ai u gjet i groposur në një plazh në zonën e Qepariasia në Peloponez, Greqi.

Për këtë ngjarje të rëndë policia greke ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të ngjarjes, një shqiptar dhe një greke, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tyre rom.

Viktima dhe autori kanë festuar në një lokal, ku më pas kanë shkuar në plazh dhe ka ndodhur skena e rëndë.

Sipas hetimeve policore ngjarja mendohet të ketë ndodhur për arsye grabitje, pasi shqiptari nga Gramshi posedonte një shumë të madhe parash, rreth 10 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit