Ky është i vetmi vend në botë ku takohen bora, rëra dhe deti

Ky është i vetmi vend në botë…

Ndërsa disave u pëlqen zhurma e valëve që përplasen me bregun, të tjerëve u pëlqen të zhyten në qetësinë e borës. Nga ana tjetër, shumë njerëz e konsiderojnë një shëtitje të shpejtë në rërën e bregut të detit më relaksuese. 

Po nëse ju themi se mund t’i përjetoni të gjitha këto së bashku në një vend do ta besonit? Ndoshta jo, por ja që është e mundur. Vetëm se ky vend ndodhet në Japoni dhe aty takohen bashkë bora, rëra dhe deti. 

Japan, Hokkaido, Man doing telemark skiing

Por, ku është ky vend në Japoni? Disa përdorues theksuan se mund të dallohet ky fenomen i rrallë në Gjeoparkun San’in Kaigan, i cili u shpall Gjeopark Japonez në 2008 dhe Gjeopark Global i UNESCO-s në 2010.

I vendosur në perëndim të Japonisë dhe që shtrihet nga Kepi lindor Kyogamisaki, Kioto në bregun perëndimor Hakuto Kaigan, Tottori, ky gjeopark është shtëpia e një shumëllojshmërie vendesh gjeologjike që lidhen me formimin e Detit të Japonisë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit