Ky është ishulli ku jeton vetëm një banor

Ky është ishulli ku jeton vetëm një…

Teksa shumë vizitorë të Hong Kong njohin vetëm ishullin kryesor të tij, jo të gjithë e dinë që ai është një arkipelag dhe ka shumë ishuj më të vegjël.

Një prej tyre është Yim Tin Tsai, pranë me Kinën.  Ky ishull i vogël, në të cilin është shumë e vështirë të shkosh, u popullua në fillim nga klani Chan, i cili merrej me nxjerrjen e kripës. Madje dhe mbiemri i tyre do të thotë ‘fermë e vogël kripe’.

Tashmë ishulli ka vetëm një banor dhe ai është i përkohshëm. Colin Chan është banori dhe kujdestari i vetëm i ishullit. Ai është gjithashtu pasardhës i fisit Chan.

Kur njerëzit lanë ishullin, ata lanë pas dhe shumë mobilje dhe materiale personale, duke e bërë atë të duket tani si një ishull fantazmë.

Nëse ecën në rruëgt e ishullit do të shohësh çati të dëmtuara, statuja të Budës që ju ngulin sytë nga lart dhe pamje të tjera frikësuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit