Ky është momenti kur demokrati Luçiano Boçi përplaset me biznesmenin Gjergj Luca

Ky është momenti kur demokrati Luçiano Boçi…

Pamjet e mësipërme janë marrë nga lokali ku u përplasën dje fizikisht demokrati Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca. Boçi e Luca u konfliktuan me njëri-tjetrin pak pas mesditës së djeshme në Labinot, dhe të dy bënë kallëzimet përkatëse në Prokurori.

Në pamjet e siguruara nga Ora News, shihet biznesmeni Luca teksa tenton “t’i vërsulet” demokratit Luçiano Boçi, por dy persona e mbajnë dhe e fusin brenda në lokal, ndërsa ish-deputeti i PD i bën “karshillëk” edhe pse dhe atë tentojnë ta largojnë nga aty.

Boçi pretendon se ka qenë në lokal dhe biznesmeni Luca e ka sulmuar sapo është futur, ndërsa Gjergj Luca e ka quajtur ish-deputetin e PD një “politikan rrugaç” që e ka ofenduar dhe i ka vjedhur celularin.

Megjithatë, pamjet e mëposhtme janë të përpunuara dhe në to nuk duket fillimi i përplasjes dhe çfarë ka ndodhur mes Lucës e Boçit, por vetëm një fragment kur ata tentojnë të konfliktohen para lokalit.

Nëse “përplasja” ka qenë vetëm në distancë dhe vetëm me fjalë, atëherë kush e gërvishti në fytyrë demokratin Luçiano Boçi dhe kush i vodhi celularin biznesmenit Luca???

VIDEO:

<iframe width=”914″ height=”514″ src=”https://www.youtube.com/embed/v1iAsKNLfMU” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit