
‘Range Rover’ në foton më poshtë është makina e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel. Bëhet me dije se mjeti i përket shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli. Vetë ai ka treguar se makina i është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës. Ai kishte shkuar për disa ditë pushime atje, por që atëherë nuk e gjeti dot më makinën.
Makina u gjet e djegur në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa nga Tirana, të cilat ishin vjedhur tre muaj më parë.
“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli.
Kujtojmë se “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.
