Ky është shqiptari që u vra me thikë në Londër, prej vitesh jetonte në Angli

Ky është shqiptari që u vra me…

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër. Bëhet fjalë për Lumturi Zeqiraj. Ai kishte disa vite që jetonte në Angli, por një natë më parë u konfliktua me një tjetër person. Ngjarja e rëndë ndodhi në Londër pranë stacionit të metrosë. 

Sherri agravoi në përdorimin e thikave dhe si pasojë e plagëve të marra, shqiptari ndërroi jetë. Personi tjetër që u konfliktua me Zeqirajn ka mbetur i plagosur. Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Ai nuk është vënë në pranga pasi pritet që fillimisht të merret në pyetje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe shqiptarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit