Plumbi qorr i mori jetën/ Identifikohet shqiptari që u vra në Greqi

Plumbi qorr i mori jetën/ Identifikohet shqiptari…

Viktima, i cili ishte me profesion hidraulik, është identifikuar nga vëllai i tij me të cilin edhe jetonte. 

Ky që po shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar, Pëllumb Islami, i cili ndërsa ishte duke parë një ndeshje të Champions League, në lokalin e lagjes në Nea Joni, është vrarë nga një plumb qorr. Plumbin e mori pas përleshjes së anëtarëve të një bande droge po shqiotare.

Shqiptari që jeton në zonë dhe punon si hidraulik është identifikuar nga vëllai i tij me të cilin jetonte. 39 -vjeçari hidraulik shqiptar nuk kishte pasur kurrë probleme me autoritetet dhe nuk kishte asnjë aktivitet kriminal. 

Si rezultat i hetimeve është zbuluar se përveç xhipit Cadillac, që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis, është lokalizuar edhe një makinë Mercedes, të cilën po e kontrollojnë si të përfshirë në rastin e bandës shqiptare. 

Të dy automjetet e gjetura nga Policia ishin marrë me qira me identitet të rremë. Përtej kësaj, autoritetet kanë identifikuar shqiptarin që është i lidhur me bandën “aktive” në trafikun e drogës dhe po kryejnë hetimet për identifikimin e pjesës tjetër të anëtarëve.

Në dëshminë dhënë për mediat greke një banor i zonës ka thënë e kishte parë makinën që ishte larguar me shpejtësi.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit