Ky është “spiuni anglez”/ Ruajti Ardian Nikulajn dhe orientoi ekzekutorin drejt vrasjes

Ky është “spiuni anglez”/ Ruajti Ardian Nikulajn…

Porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt dyshohet të jetë Edmond Haxhia. Ai ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.

Ekzekutori që më gjakftohtësi zbrazi 7 plumba mbi 51-vjeçarin është shtetasi portugez, Ruben Saraiva. Ai u ndihmua edhe nga 4 shtetas britanikë, të cilët ruajtën Nikulajn duke u shtirur si turistë. Madje në kamerat e brendshme të hotelit është identifikuar edhe njëri prej ruajtësve të biznesmenit. Në kërkim ndërkombëtar janë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Në skenë kanë dal edhe dy vëllezër shqiptar, Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët dyshohet se janë njerëz të afërm me Edmond Haxhia. Policia e Shtetit ka fulur deri më tani me emra dhe dyshime, por ende nuk ka asnjë person në pranga për vrasjen që tronditi vendin dhe mori jehonë në mediat e vendeve fqinje.

Konflikti mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur plot 26 vite më parë, për motive banale lidhur me mospagesën e një 10 mijë lekëshi pas furnizimit të makinës në një pikë karburanti. Pak çaste më pas, anëtarë të fisit Lekstakaj u kthyen të armatosur duke qëlluar dhe vrarë vëllain e Ardian Nikulajt. Pak muaj më pas u vranë në atentat Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nipi i familjes. Ndërsa në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe mbeti i plagosur rëndë Pjetër Lekstakaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit