Ky është zogu me këngën më të zhurmshme në botë

Ky është zogu me këngën më të…

Kënga e zogjve mund të jetë alarmi perfekt për këdo në mëngjes, por jo gjithmonë është kështu. Nëse ora juaj me zile do të ishte thirrja e çiftëzimit të mashkullit White Bellbird me siguri do kishit përjetuar eksperiencën më të keqe të zgjjmit nga gjumi. 

Edhe pse është vetëm sa madhësia e një pëllumbi, ky zog i Amerikës së Jugut ka një thirrje më të fortë se ulërima e një majmuni. Në fakt, White Bellbird ka thirrjen më të zhurmshme të zogjve të dokumentuar ndonjëherë.

Ne mund t’i dëgjonim kudo, ata janë një lloj kolone zanore e këtyre pyjeve. Ata lëshojnë këto tinguj kumbues të fortë që tingëllojnë si dikush që godet metalin, si një farkëtar”, thotë Mario Cohn-Haft, një nga autorët e studimit dhe një ornitolog në Instituto Nacional de Pesquisas da Amazônia të Brazilit.

Cohn-Haft u njoh me tingullin përmes ekspeditave të tij në malet e Amazonës braziliane. Kurioz për të zbuluar se sa i zhurmshëm është në të vërtetë zogu, ai kontaktoi Jeff Podos, një bioakustik në Universitetin e Massachusetts Amherst. Të dy ecën nëpër male dhjetorin e kaluar dhe përsëri këtë shkurt me matës të nivelit të zërit të kalibruar për të regjistruar amplitudën e thirrjeve White Bellbird. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit