'Ky nuk është babai im', 37-vjeçari vjedh një kamion bashkë me dy fëmijët e pronarit brenda

 ‘Ky nuk është babai im’, 37-vjeçari vjedh…

Autoritetet në Florida arrestuan një 37-vjeçar të identifikuar si Kevin Smith për rrëmbim këtë javë pasi ai dyshohet se vodhi një kamion brenda së cilit ndodheshin dhe dy fëmijët e pronarit të mjetit.

Policia u njoftua nga babai i fëmijëve, ndërsa vetëm pak minuta më pas arriti të ndalonte autorin. Nga kamera e trupit të oficerit është filmuar i gjithë momenti i arrestimit të autorit. Ai iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por refuzonte të pranonte se ai ishte hajduti. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat e huaja efektivët duken të vendosur për ta zbritur atë nga automjeti, ndërsa një nga fëmijët thotë:

“Ky nuk është babai im”. 

Sapo zbriti nga automjeti, atij iu vunë prangat, ndërsa fatmirësisht dy fëmijët ishin në gjendje të mirë. Tashmë ndaj Kevin Smith rëndon një akuzë për vjedhje automjeti dhe dy akuza për rrëmbim.

“Kjo situatë mund të kishte qenë shumë më keq nëse nuk do të ishte për veprimin e shpejtë të ndërmarrë nga zëvendësi Pazmino Alvarez. Ai ndaloi atë që mund të kishte qenë një situatë ndryshe e tmerrshme për çdo prind. Falë tij, sot dy fëmijë janë të sigurt dhe në krahët e të dashurve të tyre. Falë tij, sot dy fëmijë janë të sigurt dhe në krahët e të dashurve të tyre”, thanë autoritetet.

Dy fëmijët janë kthyer shëndoshë e mirë tek babai i tyre. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit