“Ky person çdo natë provon dyert e apartamenteve”

“Ky person çdo natë provon dyert e…

Një situatë shqetësuese është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i zonës së Astirit në Tiranë, e cila thotë se prej disa netësh një person shfaqet në pallatin ku jeton dhe kontrollon dyert e apartamenteve.

Sipas qytetares, personi vjen kryesisht rreth orës 01:30 të natës, por ka raste kur është shfaqur edhe në orët 04:00-05:00 të mëngjesit. Ai lëviz nëpër kate, mban një çelës në dorë dhe provon dyert e apartamenteve.

Denoncuesja ka dërguar edhe një video në redaksinë tonë, ku personi shihet duke mbajtur një çelës dhe duke provuar dyert e banesave.

Ajo shpreh shqetësimin se i njëjti person mund të hyjë edhe në pallate të tjera, duke paralajmëruar banorët që të bëjnë kujdes.

“Kush e njeh këtë person të bëjë kujdes, sepse futet në çdo pallat dhe provon dyer”, paralajmëron qytetarja.

Pamjet dhe denoncimi ngrenë shqetësim te banorët e zonës, të cilët kërkojnë të jenë më vigjilentë dhe që rasti të verifikohet nga autoritetet përgjegjëse.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/93ojsxcwMsQ” title=”“Ky person çdo natë provon dyert e apartamenteve”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit