Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e çantës së saj, më 2 nëntor 2026, teksa ndodhej në një kafene pranë xhamisë, në qendër të Tiranës. Brenda çantës ndodhej edhe karta e saj bankare.
Pak kohë më vonë, ajo ka marrë një njoftim në telefon për një transaksion të kryer me kartën e saj në një market. Qytetarja ka kontaktuar menjëherë me biznesin, i cili i ka vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë. Në video shfaqet personi që përdor kartën bankare për të kryer blerjen.
Denoncuesja ia ka përcjellë pamjet redaksisë sonë, me shpresën se publikimi i tyre do të ndihmojë në identifikimin e personit përgjegjës.
Ajo kërkon të rikuperojë çantën dhe sendet personale, ndërsa u bën thirrje të gjithë atyre që e njohin personin në video ose kanë informacion për të, ta kontaktojnë privatisht.
JOQ Albania publikon pamjet në interes të identifikimit të personit dhe rikthimit të sendeve të vjedhura.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/LbM-NjQSI2w” title=”“Ky person më vodhi çantën dhe më pas përdori kartën time bankare për të blerë në market”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>