"Ky pushtet i pabese", Edmond Budina ne proteste per Teatrin: Do qendrojme ketu, jemi heronj te lirise

“Ky pushtet i pabese”, Edmond Budina ne…

Regjisori Edmond Budina, duke folur për “News24” drejtpërdrejtë nga Teatri Kombëtar tha se ai dhe kolegët e tij artistë janë luftëtarë të lirisë.

Budina u shpreh se ai dhe kolegët do ta mbrojnë Teatrin deri në fund, duke shtuar se godina e Teatrit Kombëtar përbën vlerë kulturore europiane, e si e tillë duhet mbrojtur.

Regjisori Edmond Budina: Shkronjat mbajnë në këmbë Teatrin Kombëtar. Ky është shesh lirie. Gjesti i qëndrimit në teatër tregon se jemi luftëtar të lirisë. Ne kemi mbi 2 vjet që mbrojmë teatrin. Fakti që po e mbron Europa, tregon se ne kemi qenë me të drejtën. Fakti që Europa e merr në mbrotje, dëshmon se ne jemi me qytetarët. Kjo pjesë kulturore europiane duhet të mbrohet si e tillë.

Ky pushtet i pabesë, sic ka vepruar me daljen e pushtetarëve më të lartë qendror e lokalë, duhet të ndalet. Ky teatër nese do të bjerë, nëse bie, do bjerë bashkë me ne. Do të duhet të gjejmë lekë për restaurimin e Teatrit Kombëtar. Mundësia e financimit nga shqiptarët e Europa ekziston. Shqiptarët kanë dhënë para për tërmetin, jo më për Teatrin, që është pasuri kombëtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit