Ky qytet italian mund t'ju gjobisë me 300$ nëse bëni selfie

Ky qytet italian mund t’ju gjobisë me…

Portofino, një qytet i vogël bregdetar në rivierën italiane, është bërë një pikë e nxehtë turistike dhe kjo po mërzit vendasit në një farë mënyre. 

Me ndërtesa shumëngjyrëshe që janë buzë ujit, pamja piktoreske e qytetit është materiali kryesor i Instagramit. Në verë, ka shumë fluks vizitorësh që qëndrojnë duke bërë selfie, duke bllokuar edhe rrugët madje. 

Për të luftuar këtë fenomen, kryebashkiaku i Portofino ka vendosur për dy pika piktoreske që janë bërë të famshme në Instagram, se kushdo që kapet duke bërë selfie për një kohë të gjatë midis orës 10:30 dhe 18:00 rrezikon një gjobë prej 270 € ose rreth 300 dollarë. 

Masat hynë në fuqi gjatë fundjavës së Pashkëve dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në tetor./Euronews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit