Ky qytet në Shqipëri është zgjedhja e parë për pushuesit... ka çmimet më të lira këtë vit

Ky qytet në Shqipëri është zgjedhja e…

Kriza e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe nga pandemia e koronavirusit këtë vit, nuk i ka bindur operatorët turistik shqiptarë se, paraja është futur në “vrimën e miut”.

Në shumë qytete sidomos në Jug të vendit, çmimet vijojnë të jenë shumë më të kripura edhe se uji i detit.

Kjo gjë ka detyruar shumë shqiptar që kanë bërë “sakrificën” për të shkuar disa ditë me pushime, q të bëjnë zgjedhje më të mençura…

Në fund të fundit, deti është kudo i njomë dhe i kripur.

Në javën e dytë të gushtit është vërejtur mbipopullim në plazhin e Durrësit.

Pushues të shumtë të mbërritur nga brenda vendit, por dhe nga brenda trojeve shqiptare, kryesisht nga Kosova e Maqedonia e Veriut, po mbajnë peshën kryesore të numrit të pushuesve.

Në plazhet e Durrësit, të gjthë kanë gjetur këtë verë kushte më të mira, por dhe çmime më të lira.

Jo vetëm ushqimet dhe çmimet në restorante e bare, por edhe njësitë akomoduese si hotelet dhe banesat me qira, kanë bërë ulje drastike në Durrës.

Një dhomë të ofrohet në plazh me çmime nga 10 deri në 15 euro, ç’ka ka bërë që nga oferta joshëse të mbeten të kënaqur të gjithë, raportojnë burime nga Durrësi për “Gazetaatdheu.com”.

Bregdeti i Durrësit ofron një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe të favorshme për pushuesit, e kryesisht për fëmijët.

Deti me jod e mjaft i cekët, e bën plazhin e Durrësit më të mbipopulluarin në vend.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit